Kritikohet se publikoi videon e të miturit duke i vjedhur dyqanin, Rozana Radi sqaron gjithçka

Rozana Radi ka rënë pre e vjedhjes mbrëmjen e djeshme. Dyqani i saj u grabit nga një i mitur, i cili përfitoi nga mungesa e shitëses dhe mori paratë në kasë, duke i futur poshtë bluzes.
Teksa po largohej ai u përball me shitësen, e cila u rikthye në dyqan dhe kërkoi 1 mijë lekë të vjetra, duke u shtirur si lypës.
Por këngëtarja dhe moderatorja e njohur u kritikua nga ndjekësit për publikimin e videos për shkak të moshës së lypësit.
Kjo bëri që Rozana Radi të shpërthejë keq në rrjet, duke thënë se nuk i vjen keq për një hajdut, edhe nëse është i mitur.
Ajo u shpreh se djersën e saj nuk do ia falë një hajduti, duke i drejtuar ndjekësve që e kritikuan se nuk ishin ata që e ndihmuan të ngrinin biznesin e saj.
Ndërsa iu drejtua duke thënë: “Kam filluar dita ditës të bindem ta lë këtë vend, jo sepse se dua por njërzit si ju më bëjnë të mos më pëlqejë as ajri i mëngjesit. Mirë na e bjënë qeveritë kur hipin atje lart.”

Reagimi i plotë:
Mbreme ne dyqanin tim ka ndodhur nje vjedhje. Nje djale (te cilit nuk ja di as moshen ka hyre dhe ka marre nje shume parash) Pasi publikova videon e aktit vershuan mjaft komente te tipit “ Ste vejn turp qe e postove ai ska te haje ti ke dhe behesh e keqe aq me teper qe duket qe eshte minoren”
(shumica e ketyre mesazheve ishin nga gra) Tani me lejoni te them dy fjale per xhestin e publikimit te kesaj video nga une!

1 – Djali ne video i ka marre mbare te gjithe butiket e Tiranes (keni dhe fotot ne vijim) dhe sipas info qe me derguan sh pronar /e butikesh ne inbox , jane nje rrjet te rriturish qe i kane rekrutuar dhe i nxjerrin ne mase per te vjedhur)
2- Te me vije keq per nje hajdut kushdo qofte mosha e tije nuk eshte se me ndodh e ska per te ndodhur kurre.
3- Te me tregosh se sa lek kam nuk eshte pazari juaj se smi keni falur dhe nuk me ndihmuat ju per te ngritur biznesin tim.
4- E shokuar nga mesazhet e një shoqërie nën nivelin mesatar të inteligjencës . Ndaj mendoj qe shoqeria jone ka predispozia të vuajë dhe të shtypet më lehtë nga cdo qeveri.

Ju sygjeroj te mos rrini instagrameve duke me mesuar si tja fal djeresen time nje hajtudi por ngrini zerin per te drejtat e grave per taksat e larta per punetoret qe po i pushojne nga puna ne mase per tv qe po mbyllen e po lihen rrugeve qindra punetore ne kohe pandemie per buken qe hame e qe te permban 1000 pislleqe brenda.

Nuk te rrezohet shtepia e as nuk varferohesh ti pse me vodhen djersen mua. Por te pakten mos ma numero dhe shkel djersen time! Kam filluar dita dites bindem ta le kete vend, jo sepse se dua por njerzit si ju me bejne te mos me pelqeje as ajri i mengjesit. Mir na e bjene qeverite kur hipin atje lart.
Ata preferojne një shoqëri injorante pasi e kanë më të lehtë të kenë pushtet të plotë dhe të dominojnë jetën e popullatës së vet për qëllimet e tyre pesonale.
/Panoramaplus.al