Kritikave për fotot me të brendshme, Chiara Ferragni iu përgjigj ashpër këtë herë!
Blogerja e njohur Chiara Ferragni ka publikuar disa foto me të brendshme duke e gjetur veten para kritikave. Por këtë herë ka vendosur të përgjigjet duke i cilësuar ato si “mendje fanatike”.
Ajo vuri në dukje se nuk ka asgjë të keqe të tregosh trupin tënd. “Por këto komentet: “Chiara çfarë po ndodh me ty? Shiko se burri yt është inatosur”. Pse të inatoset sepse postoj një video me të brendshme siç kam bërë gjithmonë në jetën time. Nuk ka asgjë më të bukur se sa të jesh rehat me trupin tënd. Dhe nëse dua t’i tregoj atij se çfarë nuk shkon me këtë? Unë nuk i bëj asnjë të keqe askujt, përveç mendjeve tuaja fanatike.”, tha blogerja.