Kristjan Asllani fiton zemrën e Interit
Kristjan Asllani është padyshim njeriu i momentit te kombëtarja shqiptare. Pavarësisht se minutat kanë qënë të pakta tek Interi, mesfushori ka pësuar rritje të shpejtë në urdhërat e Simone Inzaghi, për tu kthyer në një prej lojtarëve më në formë.
Konkurenca e ashpër e ka rritur 21-vjeçarin, duke ndryshuar shpesh edhe ritmin e sfidave ku është aktivizuar. Ndeshja me Romën ishte ajo që tregoi se Asllani ka mësuar shumë gjatë kësaj periudhe, pasi nisi aksionin tek goli i fitores.
Ndërsa, në Champions përballë Salzburgut tregoi personalitet dhe garanci. Performanca që kanë bindur edhe drejtuesit, teksa e kanë larguar edhe nga lista e lojtarëve në shitje. Asllani pritej të ndryshonte fanellë në merkaton e Janarit, por sipas mediave italiane diçka e tillë nuk do të ndodh.
Më pak fjalë, ndeshjet ndaj Romës dhe Salzburgut në Ligën e Kampionëve ku ai tregoi një paraqitje të shkëlqyer, bënë që Inzaghi dhe klubi të ndërronte mendje për mesfushorin i cili tani shihet me të vërtetë si një nga alternativat kryesore në mesfushën e zikaltërve. Asllani ka një marrëveshje me Interin deri në Qershorin e vitit 2027.
Klan News