Kristit nuk i del inati: Luizi mendon se Kiara është gruaja e vetë, nuk e di ai që ajo…

Mbrëmjen e djeshme Kiara dhe Luizi u përplasën me Kristin pasi ky i fundit ishte shprehur se “po të donte Kiarën e kishte kapur me kohë”.

Pas përplasjes së tyre, Kristi është shprehur se Luizi mendon se Kiara është gruaja e tij, ndërkohë që kjo e fundit është akoma te takimi i parë.

Kristi: Ai mendon që është gruaja e tij, tjetra nuk di akoma, a e kupton ça situate është bërë? Kur një person mendon që do martohet me ty edhe goca flet akoma për parime, e di kur flet para se të bësh takimin e parë, aty ka ngelur Kiara, ndërsa tjetri ka shkuar te martesa.

Dea: Ajo ja lejon këtë gjë

Kristi: Pse?

Dea: Arsyet janë të shumëllojshme po nuk dua t’i diskutoj se nuk më intereson fare si çështje.

Nderkohe Olta diskutoi me Kristin, raportin e krijuar mes saj dhe Efit, kjo pasi Kristi i tha asaj se e kanë inat brenda në shtëpi.Olta u shpreh se akoma nuk e kupton arsyen pse Efi e ka aq shumë inat, pasi nuk i ka dhënë asnjë argument. Sipas saj, edhe nëse ajo gënjen gjithë kohën, nuk është as puna e Efit dhe as e të tjerëve, për tu kapur me të.

Sepse kjo është loja e saj, sipas Oltës. Kjo e fundit shtoi se pavarësisht të gjitha sulmeve ndaj saj, ajo nuk i është kthyer askujt në atë gjuhë, apo të ketë ofenduar dikë.