Kristina Spahi: Si i kalojmë të dielat me Adi Krastën, në kërcim do i shkonte një vals ose tango

Kristina Spahi është 19 vjeçe, ndjek studimet në Universitetin e Arteve dhe çdo të diel e shohim të kërcejë si balerinë me trupën e programit “E diell” në “Top Channel”, që moderohet nga Adi Krasta. Segmenti i programit kur Krasta ulet në tryezat e rrumbullakëta duke prezantuar, komentuar e shijuar numrat e baletit ku Kristina bën pjesë, mund të konsiderohet ajo “thyerja e ëmbël” e “E diell”, për të reflektuar e sjellë dimensionit e jetës nëpërmjet koreografive dhe muzikës. Pas disa shfaqjeve në “Teatrin e Operas dhe Baletit”, “Al Pazar” dhe “Portokalli”, Kristina Spahi rrëfen ndalesën e fundit.

Je një nga balerinat e spikatura tek “E diell”. Si ndodhi që u bëre pjesë e trupës të të dielave në “Top Channel”?
U bëra pjesë pasi me koreografen e trupës të baltetit të emisionit “E diell” kam vite që punoj jo vetëm tek “E diell”, por edhe në spektaklin e humorit “Portokalli”, dhe në shumë evenimente dhe shfaqje të tjera.
Bashkë me trupën realizoni koregrafi sipas një fabule të caktuar. Në cilën prej tyre ke gjetur më shumë veten?
Koreografitë kanë një fabul të caktuar, pasi normalisht idetë i ka koreografi. Veten pothuajse e gjej tek çdo stil, por më tepër tek stili modern dhe kontemporan, sepse në spektalet që kam punuar dhe punoj momentalisht janë televizive, dhe televizioni këto stile lëvron…
Si është të kaloni të dielat me moderatorin e njohur dhe me shumë eksperiencë në televizion, Adi Krastën. Si do e përshkruaje në marrëdhënie pune?
Atëherë një të diel me Adi Krastën nuk e di, nuk e kisha menduar ndonjëherë. Por në marrëshënie pune mund të them që është shumë i saktë dhe shumë i zoti në atë çfarë ai bën. Dhe e falënderoj që beson në punën e koreografëve tanë të trupës së Almendës dhe Noldit, e normalisht dhe balerinëve.
Nëse do të duhej të kërceje me të, çfarë lloj kërcimi mendon se do i përshtatej, valsi apo tango?
Them se një vals, po pse jo dhe një tango them se do i shkonte.
Nga se jeni të kufizuara ju balerinat në jetën reale, dhe në ç’aspekt ndiheni të bekuara nga Zoti?
Të kufizuara nuk mund them por përsa i përket punës së një balerini profesionist, ai nuk mund të kërcejë në çdo skenë që mund t’i jepet rasti. Për një balerin profesionist e vetmja skenë është televizioni ose teatri. Personalisht falënderoj Zotin që më ka dhënë dhunti për të ushtruar këtë profesion.
“Kërcimi vjen nga zemra, nëse zemra juaj kërcen trupi e ndjek pas” është një nga shprehjet e tua. Po mendja sa e fortë duhet të jetë për një balerinë?
Normalisht që duhet të kërcesh me zemër dhe me shpirt që trupi siç e thashë më sipër të përngjitet gjithmone nëse e ke pasion dhe punon fort. Por dua të theksoj se të kërcesh nuk është aq e lehtë, sepse të gjithë mund të dinë të kërcejnë, por të kërcesh me shpirt që spektatori të kuptojë e përjetojë atë çfarë ti ndjen dhe atë çfarë ti shpreh atëherë ja ke arritur të tregosh në skenë vlerat e tua.
Zakonisht balerinët shqiptarë i kanë sytë nga Italia për karrierë atje. Ti e sheh veten në atë vend?
Në fakt, pas eksperiencës sime në Itali në verën 2016, më kanë kërkuar atje për të dhënë “stage” në shkollat e private të Italisë, plus edhe për të qenë pjesëmarrëse në shfaqjet e tyre. Kështu që këtë muaj udhëtoj për të dhënë shfaqje në Itali.
Kristina Spahi: Puthjet reale që shkëmbeva në skenë, s’më besojnë që jemi thjesht kolegë me partnerin

Të shohim në një kimi të vërtetë me partnerin në skenë aq sa shkëmben puthje të vërteta. Ka pasur raste që je keqkuptuar nga publiku duke menduar se me kolegun ke edhe marrëdhënie intime jashtë skenës?
(Qesh) Po. Ka pasur plot raste kur kanë menduar kështu dhe më kanë pyetur nëse kam diçka jashtë baletit me partnerin. Por jo, ishte thjesht puthje skenike e që profesioni ynë i lejon këto. Në fakt nuk më kanë besuar disa sepse ishte puthje “reale”, por për të gjithë ata që kanë dyshime u them së ishte një pjesë që duhet pse jo ta bëja.
Trupi juaj është më i ndjeshëm krahasuar me personat që nuk merren me kërcim?
Përsa i përket kërcimit trupi im është shumë i ndjeshëm, ndërsa për ata që nuk merren me kërcim e kanë paksa të vështirë sepse nuk mund të jenë të saktë në lëvizje. E them këtë sepse çdo zhanër kërcimi ka stilin e vet, dhe jo të gjithë mund të përshtaten.
Si e përjetoni ju balerinët kontaktin fizik kur kërceni, çfarë ndjeni kur luani me trupat tuaj?
Atëherë si e përjetoj? Flas personalisht për veten. Nëse kërcen me shpirt, trupi të përngjitet në çdo hap e në çdo lëvizje që bën.
Është e vërtetë që balerinat apo balerinët tërheqin shumë fizikisht. Ti do zgjidhje një partner jashtë baletit dhe në ç’rast?
Ka raste plot që balerinët tërhiqen fizikisht me njëri-tjetrin, por ka raste dhe jo. Unë edhe mund të zgjidhja partnerin e jetës dhe jashtë profesionit, por po e lë me kaq nuk po flas më tepër (qesh).