Kristina është vetëm 24 vjeçe dhe ka 22 fëmijë, bashkëshorti i saj, Galipi, ka dhe 8 fëmijë të tjerë
E keni menduar ndonjëherë veten tuaj të moshën 24-vjecare dhe të keni 22 fëmijë? Ju duket e pamundur? Ju duket cmenduri? Në kohët e sotme asgjë nuk është e pamundur!
Kristina dhe Galip Ozturk kanë një familje të madhe. Në 19 muajt e fundit, çifti, i cili jeton në vendin Gjeorgji, ka përdorur nëna surrogate për të mirëpritur 22 fëmijë biologjikë në familjen e tyre.
Kristina dhe Galipi kanë ëndërruar gjithmonë të kenë një familje të madhe dhe këtë ëndërr e kanë bërë realitet të bukur. Kristina Ozuturk është nënë e 22 fëmijëve ndërsa bashkëshorti i saj Galip është baba i 30 fëmijëve.
Siç mund ta imagjinoni, të kesh një familje kaq të madhe vjen me angazhime dhe përgjegjësi të mëdha financiare. Ata kanë shpenzuar 138,000 £ për surrogatet vitin e fundit, në mënyrë që të rrisin familjen e tyre të ëndrrave.
Ata aktualisht kanë 16 dado që punojnë “Mund t’ju them një gjë, ditët e mia nuk janë kurrë të mërzitshme” , -tha Kristina së fundmi për The Sun.
Në Shqipëri dhe jo vetëm, shumë prindër “ankohen” kur kanë 2 ose 3 fëmijë që nuk ia dalin dot, imagjinoni pak cfarë duhet të thotë Kristina me Galipin.