Kristina Baki ngre dyshime për validitetin e votave në “Festivalin e Këngës”

Këtë edicion ndryshe, publiku kishte të drejtën të zgjidhte artistin/en që do të na përfaqësojë në “Eurovision”.

Ndonëse Elsa Lila u zgjodh fituese e përzgjedhur nga juria, publiku zgjodhi Albina Kelmendin dhe familjen e saj si përfaqësues të Shqipërisë në Eurovision 2023.

Kristina Baki që po bënte tifo për Elsa Lilën ngriti dyshime për validitetin e votave përmes SMS.

Ajo publikoi disa imazhe të të rinjve në një nga pikat e telefonive në Shqipëri të cilët po mbanin në dorë biletat e festivalit.

“Ore çfarë bëjnë këta të rinj në dyqanet e Vodafone me biletën e festivalit në dorë?!? Rastësi?!?”, shkruan ajo në një postim.

Në një tjetër imazh të kapur brenda dyqanit ajo shkruan, “Këto fletat e bardha janë biletat e festivalit… Cila është arsyeja që paraqiten me këtë biletë në dyqanet e Vodafon?!? Rregullore e re?! Ja pra ç’do të thotë televotim në Shqipëri. Faleminderit festival.”

/Prive.al