Kristin Prengaj: Vajzat e ekranit më shohin si kërcënim, si e rrëmbeva vëmendjen me setin e nxehtë të Vitit të Ri 2017

E veshur me të brendshme sensuale, me aksesorë pellushi që simbolizojnë Vitin e Ri, Kristin Pengaj u zhvesh me klas në setin e ri festiv 2017. Ajo është një nga vajzat më të ndjekura në Instagram dhe rrjetet e tjera sociale për faktin se ka format fizike të një kukulle, dhe prezanton stilin e një jete të bukur. Pasi u shfaq në reklamën e Ermal Mamaqit që lançonte fillimin e emisionit të tij “Xing me Ermalin” në “Tv Klan”, Kristin ka realizuar disa sete të nxehta fotosh të reja sensuale me fotografin e njohur, Endrit Mertiri. Të gjithë menduan se Kristin do të ishte vajza e re që po hynte në tregun e televizionit, por jo. Ajo thotë se nuk synon famën. “Vajzat e ekranit mbase ndien të kërcënuara nga unë, por në jetë unë bëj thjesht atë që dua”, thotë Kristin për “Story”. Kristin Prengaj pasi u shpall “Miss Universe Albania 2015”, e cila bën përshtypje për stilin e jetës dhe linjat e bukura. Që pas marrjes së kurorës, ofertat asaj nuk i kanë munguar si brenda dhe jashtë vendit. Veçantia e saj ishte se famën që shumë vajza e kanë arritur për vite të tëra, ajo e arriti për gjashtë muaj. Në fillim u shfaq në një foto me reperin Noizy, shkëputur nga nje set fotosh për “Miss Universe Albania 2015”. Përfshirja më pas në grupin OTR ndodhi gjatë festivalit “Top Fest 12”, dhe si pjesë e klipit të Çiljetës dhe Noizy-t “Gangsta Love”. Le të shohim se ku do të shfaqet gjatë vitit 2017 figurantja më komentuar e mediave dhe portaleve.