Kristi thyen heshtjen, flet për Zazën: Nuk e doja, ishte shumë e vështirë sepse…

Gjatë një bisede me Dean, Kristi ka folur për marrëdhënien që ka pasur me të dashurën e tij Zazën.

Ai shprehet se ka pasur pëlqim për të dhe gjërat mund të bëheshin serioze me kalimin e kohës, por kjo ndarje prej kaq muajsh, bëri që historia e tyre të merrte fund. Ai shprehet se nuk e ka dashur sepse nuk e takonte shpesh dhe nuk mund të duash një person kaq kollaj, nëse nuk kalon shumë kohë me të.

Dea: Ti thoshe gjithmonë që kam një marrëdhënie serioze, pastaj mirupafshim marrëdhënia serioze.

Kristi: Do bëhej, mund të bëhej shumë serioze.

Dea: Domethënë ishte thjesht një marrëdhënie, por nuk e kishe tamam të konsoliduar?

Kristi: Jo, do shkonte drejt asaj, por… Jetonim larg njëri-tjetrit dhe nuk takoheshim shumë, ishte shumë e vështirë.

Dea: E doje?

Kristi: E kisha qejf, por nuk ishim takuar aq shpesh sa të duheshim. Si ta doja unë, ku duhet njeriu kaq thjesht?!

Dea: Ishte marrëdhënie e hapur?

Kristi: Jo s’kam bërë asnjëherë nga këto gjëra.

Top Channel