Kristi Pinderi feston 36 vjetorin larg Shqipërisë, shikoni si e ka ndryshuar Kanadaja aktivistin e LGBT-së

Kristi Pinderi, i njohur në Shqipëri si aktivist për të drejtat e komunitetit LGBT, ka pak kohë që është larguar nga Shqipëria, për t’u vendosur në Kanada. Gazetari i njohur, që në moshën 27 vjeçare iu prezantua familjes së tij si LGBT ka festuar ditëlindjen e parë jashtë Shqipërisë, pasi mori vendimin për të nisur jetë të re ajshtë vendit. “36 today! Feeling definitely younger. And older too. Thank you for the wishes!”, ishet statusi që shoqëronte foton e tij, ulur sipër një kolltuku. Duket se stili i ri i jetës e ka ndryshuar Kristin, pasi ai shfaqet shumë në formë. Kristi Pinderi, një nga aktivistët më të njohur të të drejtave të komunitetit LGBT në Shqipëri, e rrëfeu historinë e tij në një shkrim për “Dailyxtra”, revista dhe portali online mbi pjesëtarët e komunitetit LGBTI. Kristi deklaroi pas largimit se për shkak të kërcënimeve të shumta, ai dhe partneri i tij u detyruan të largoheshin nga Shqipëria drejt Kanadasë./Story.al/