“Kristi i dashuruar jashtë”, Robert Aliaj: Nëse do të krijonte lidhje me Kejvinën në “BB” nuk më ka baba
Prej disa javësh, djali i Robert Aliaj Dragot, Kristi është bërë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”. Mirëpo, ditët e fundit, ai është parë të ketë një raport më të afërt me Kejvina Kthellën, madje, është konsideruar edhe si fillimi i një lidhje dashurie.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Roberti tregoi se i biri është i lidhur jashtë dhe nëse do të krijonte një marrëdhënie me një vajzë të showbizit nuk do të ishte më babai i tij. Ai theksoi se ka disa parimet kur bëhet fjalë për personin që do të krijoi familje.
“Është një njeri që e jeton jetën për qejfin e vetë në fakt. Asnjëherë nuk ka dashur televizionin, kurrë nuk ka pasur prirje, te “Love Story” e hutuan ato dy producentet, e shkatërruan fare. Ai mori një pagesë të mirë dhe tha e di si është puna, do vijë të bëjë një gallat, një eksperiment këtu. Edhe praktikisht ai ishte shumë i qartë që në fillim si te “Big Brother”, i tha: ‘Unë nuk jam këtu për gjë, dashurinë e kam jashtë, këtu kam ardhur për famë’.
Shiko këtu ka një moment që duhet sqaruar. Kristi është një djalë shumë i edukuar dhe po të them që ai kurrë nuk do ta fyente një femër qoftë edhe e përdalë. Ai do të thoshte: “Kjo është një femër që duhet respektuar’.
E para, unë nuk e ndjek fare, vetëm shoh se çfarë postohet. E kam neveri. Nuk e kam vetëm me ‘Big Brother’, por as veten nuk e shoh në ekran. Por Kristi ka thënë që nuk është tipi im, nuk e ka fyer. Po ndryshoi mendje Kristi, mua nuk më ka baba. Unë nuk e lë djalin tim, dmth nuk e pranoi që djali im të gjejë grua nëpër televizione. Unë nuk e kam shokë, e thash që kam djalë, e thash në këtë term.
Ai e di shumë mirë opinionin tim, unë nuk kam qejf të fusë në shtëpi një tip të showbizit, pa e paragjykuar fare në kuptimin e këtij showbizi sepse vetë kam qenë i showbizit, nuk e snoboj këtë gjë. Por unë dua një gjë me mend. Nuk dua një njëri me buzë, më pëlqen më shumë kur hap gojën ta ardhuroj, se sa kur heqin ndonjë gjë.
Kristi i ka këto, ai prandaj tha që nuk bëhet fjalë për romanca sepse e pret dikush tjetër jashtë. Karakterin e ka shumë pozitiv Kejvina, kjo është shumë e vërtetë. Nuk kam asnjë lloj ndjeshmërie, kam standarte. Kur vjen puna te familja, jemi serioz”, u shpreh Roberti./abcnews.al