Kristi flet për ish të dashurën: E mendoj ndonjëherë!
Kristi foli për herë të parë për ish të dashurën e tij. Ishte Shpati ai i cili e pyeti se pse nuk u ngacmua me Kejvinën.
Kristi tha se qëndrimi i tij nuk ishte i ftohtë për shkak të marrëdhënies që kishte me dikë jashtë, por thjesht nuk e ndjente.
Sipas tij, tani me Keisin është ndryshe. Kristi tha se raporti me Keisin lindi shumë natyrshëm dhe se nuk e mendoi lidhjen që kishte jashtë, për shkak të emocionit që iu krijua.
Duke biseduar me Shpatin, Krsiti u shpreh se ai ndihet shumë mirë me Keisin. Ai shtoi se momenti kur u pyet për ish të dashurën e tij, ishte shumë i sikletshëm dhe se u tregua shumë i sinqertë me publikun.
Kjo e sotmja, ishte një tjetër ditë që nisi me ngacmime e prekje mes Kristit dhe Keisit. Kjo e fundit, në një moment u ndje e bezdisur dhe i kërkoi Kristit të mos ia prekë fytyrën, pasi i fshihet make-up.