Kristi e pyet nëse është beqare, Zhaklina batuta me Luizin dhe Qetsorin, çfarë ndodhi mbrëmë me vizitën e dy opinionistëve?

Hyrja e opinionistëve në shtëpi, ndryshoi disi atmosferën e trishtë që ishte krijuar. Arbër dhe Zhaklin iu bashkuan banorëve për të darkuar, ndërsa veç batutave dhe energjisë pozitive që ata sollën në shtëpi, nuk munguan as këshillat, apo “kritikat” nga ana e të dyve.

Arbri i tha banorëve se ata janë bërë të rëndësishëm jashtë shtëpisë dhe se kanë krijuar mbështetësit e tyre. Ai shtoi se një numër i madh njerëzish, përpiqen t’i kopjojnë, flasin si ato, apo veprojnë si ato.

Një pjesë e shoqërisë, influencohet nga sjellja e banorëve u shpreh Arbëri, ndaj ai tha se banorët e kanë kapacitetin e duhur për të reaguar kur një debat shkon në një nivel tjetër.

Luizi nga ana tjetër u shpreh se kjo është thjesht lojë dhe nuk duhet marrë shumë seriozisht jashtë.

Darka e banorëve me opinionistët pati batuta të shumta, ndërsa ishte Zhaklin ajo që nisi t’i ngacmonte nga pak lojtarët.

Ajo tha se debatet që bëhen mes tyre janë fiktive, pasi në fund të sherrit sërish puthen e përqafohen.

Opinionistja madje i tha Luizit se deri në fund të këtij formati, ai do e puthë Qetsorin në buzë në kuadër të lojës.

Zhaklin nisi të përmendte edhe shprehjet e “famshme” të banorëe, “Bëj gati valixhet”, “Akoma nuk ke ikur ti”, “Në kuadër të lojës”, etj…të cilat shkrinë së qeshuri konkurentët.

Kristi nga ana tjetër e pyeti Zhaklin nëse ajo është apo jo beqare. Kjo e fundit u shpreh se po.