Kristen Stewart thotë se të veshurit fustanin e nusërisë së Lady Diana-s ishte ‘drithërues’
Përvoja e Kristen Stewart për të veshur një fustan pothuajse identik me fustanit ikonik të nusërisë së Princeshës Diana nuk ishte aq emocionuese sa mund të mendohej.
“Veshja e fustanit ishte një ditë drithëruese”, tha aktorja për “Entertainment Tonight” në tapetin e kuq në premierën e “Spencer”.
Kristen Stewart thotë se të veshurit fustanin e nusërisë
Stewart, e cila portretizon princeshën e ndjerë në film, shtoi se skena e veshjes së dasmës është e ngulitur në një “montazh” të disa momenteve – duke përfshirë martesën e saj me Princin Charles në vitin 1981.
Gjatë intervistës, aktorja preku gjithashtu një moment në film në të cilin shohim Lady D. të hyjë në një restorant për të pyetur për diçka dhe menjëherë njihet nga të gjithë njerëzit brenda – një situatë të cilën Kristen e njeh mirë.
“Është pak marrëzi. Ka një natyrë absurde në atë skenë, sepse ti thua: ‘Hej, ti je Princeshë Diana. Sapo hyn në një dyqan peshku. Është e qartë që ti e di që njerëzit do të kenë pikërisht këtë reagim.”
Kristen Stewart thotë se të veshurit fustanin e nusërisë
“Spencer” bazohet në ngjarje të vërteta, duke përfshirë fundjavën kur Lady Diana vendosi se ishte koha për t’i dhënë fund martesës së saj me Princin Charles.
Roli i Kristen është vlerësuar shumë dhe ka zëra se mund të jetë një pretendente e mirë për Oscar.