Krisje në lidhjen serioze të Eni Koçit dhe Genc Prelvukaj, kush është këngëtarja seksi që u bë mollë sherri: Isha e vetmja femër…

Krisje në marrëdhënien disavjeçare të këngëtares Eni Koçi me të dashurin 15 vite më të madh nga Kosova, Genc Prelvukaj. “Mollë sherri” është bërë pikërisht këngëtarja seksi, e njohur në muzikë si Tringa Key, hyrja e së cilës në studion e Gencit ka bërë xheloze Enin. 

Duke qenë se në rrethin e artistëve nisën të qarkullonin thashethemet se Tringa, pjesë e kompanisë së Genc Prelvukajt, u largua nga ai për shkak të xhelozisë së Enit, ka qenë vetë këngëtarja që është rrëfyer në ekran për këtë histori.

E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, këngëtarja me origjinë nga Kosova ka folur edhe për faktin e largimit nga dy labele të rëndësishme, ai i Gent Prelvukajt dhe i Bleros. Tringa rrëfeu se nuk kishte një sherr në mes, por ishte thjesht nuk po kishte fat duke bashkëpunuar me këta dy këngëtarë, kështu që zgjodhi të ishte e vetme në tregun muzikor, duke marrë më shumë fryte.

4EB26B5D-7706-41B6-8226-42B34876CFED

E pyetur nëse ka ndikuar Eni Koçi dhe xhelozitë për ta larguar nga labeli i Genc Prelvukajt, këngëtarja tregoi se ky i fundit është shumë i rregullt dhe u kushton rëndësi të gjitha këngëtarëve njësoj.

“Me Gencin kam qenë vetëm unë femër. Të gjithë kanë qenë djem. Kështu që, nuk kishte ndonjë xhelozi. Kemi pas marrëdhëniet krejt mirë mes veti. S’ka ndodh ai sen. Genci ka punuar pak me plan program. Ai në atë kohë shkoi në Amerikë dhe bëri bashkëpunimin me Genta Ismajlin. Unë si këngëtare e re kisha nevojë për më pak vëmendje se jam Luan, kështu që ne Luanët duam që t’i kenë sytë nga ne 100%”, është shprehur këngëtarja Tringa Key.

Ky rrëfim në ekran u komentua më tej në media dhe miq të çiftit thanë se në fakt, kjo këngëtare rrezikoi jo pak lidhjen serioze të Enit me Gencin.

Tringa është vetëm 22 vjeçe dhe mori vëmendje pasi u bë pjesë si e vetmja femër këngëtare e një prej kompanive më të mëdha muzikore në Prishtinë “Black Fish Entertainment”, me pronar Genc Prelvukajn.

Në maj 2016, Tringa Key publikoi videoklipin “Your Love”, në bashkëpunim me Fajt, një projekt ky me producent Prelvukajn. Një vit më vonë publikoi videoklipin “I huaj” dhe pas një viti tjetër atë me titull “Tradhtar je ti”, kësaj here me të tjerë producentë.

94AD2814-A612-4BC3-BA37-DD8D26F86711

HISTORIA E ENIT ME PRODUCENTIN 15 VITE MË TË MADH, SI U TRAZUAN UJËRAT E LIDHJES SË QETË 

Po si nisi historia e Eni Koçit me Genc Prelvukajn? U bënë vite që këngëtarët kanë zyrtarizuar romancën e tyre të komentuar nga portalet për një kohë të gjatë. E duket se pas një periudhe testimi që i kanë bërë dashurisë së bashku, nuk mungojnë herë pas here reflektimet e tyre për dashurinë.

Ka qenë Genci ai, i cili ka treguar anën e tij romantike përmes postimeve në “Instagram”. Krah Enit, ai shprehej për festa: “Jashtë dritareve borë e bardhë. Brenda ngrohtësi që vjen nga sytë e saj. Gjysma ime më e mirë”.

Të njëjtin postim e bëri edhe Eni, e cila po ashtu e ka konsideruar artistin nga Kosova si “Gjysma ime më e mirë”.

07D84A7B-04B2-4887-A8C4-6F17D95EBBDA

Burime për “Panorama Plus” pranë çiftit më të komentuar të showbizz-it treguan se ata tashmë kishin nisur bashkëjetesën në Prishtinë dhe festat po i prisnin si familje, apo si burrë e grua në shtëpinë e tyre. Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj ka kohë që e kanë bërë lidhjen e tyre publike dhe gjatë kësaj periudhe nuk kanë ngurruar t’i shprehin në çdo rast ndjenjat ndaj njëri-tjetrit.

Ishte Genci që e theu akullin, pasi i dedikoi fjalët më të bukura të dashurisë partneres së tij 15 vite më të re, me rastin e 23-vjetorit. Çifti i njohur përflitej prej shumë kohësh për një histori dashurie, por në fund të dhjetorit të 2018-ës, ata e konfirmuan duke u shfaqur për krah njëri-tjetrit në festën e fundvitit, të organizuar nga Labinot Gashi.

Këtë deklarim të lidhjes në media e vulosën me disa foto pushimesh në Tajlandë. Pas disa bashkëpunimesh në muzikë, çifti shihej gjithnjë e më shumë bashkë, zërat qarkullonin, por ata nuk e pranonin ende se ishin më shumë se kolegë apo miq. Pas konfirmimit publik nuk munguan fotot nga ana e Enit në “Instagram”, ku shfaqej shumë e lumtur dhe e dashuruar me Gencin.

Vetë këngëtari zbuloi se kënga “Ylli e Hana” ishte një dedikim i pastër për dashurinë e tyre. Historia e çiftit Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi u zbulua në 2017 nga mediat e Kosovës, një lidhje që u pasua nga disa bashkëpunime me klipe. Kujtojmë që Eni po ashtu, nuk ngurroi të hidhte një hap më shumë për të dëshmuar të vërtetën mes tyre pas gjashtë muajsh që kishin nisur të qarkullonin thashethemet e para.

Bashkë me një foto çift, ku shfaqeshin të veshur me të bardha, Eni njoftoi për projektin e tyre të ri muzikor, ndërsa shkruante: “Vetëm ti” feat Genc Prelvukaj. Kjo këngë u komentua si një përbetim dashurie që ata i bënin njëri-tjetrit në mënyrë kaq publike. Prania e Tringa Key thuhet se i ka trazuar pak ujërat e lidhjes, që e ata e konsideronin të paqtë pasi ndiheshin shumë të sigurt në krah të njëri-tjetrit.

Le të shohim se si do të vazhdojë kjo histori, apo do të jetë telenovela e re e showbizz-it shqiptar. /Panoramaplus.al