Krishtlindjet e bukura të Ambra Angiolinit, trajneri i njohur e llaston me dhurata

Ambra-2

Ambra Angiolini është prezantuesja dhe aktorja italiane, që njihet tashmë si e dashura e trajnerit bardhezi të Juventusit, Allegrin. Ai i ka dhënë vetes disa orë relaks, duke shoqëruar partneren e tij në pazaret e Krishtlindjeve e duke e llastuar me dhurata, të cilat i kanë blerë së bashku në dyqanet e qendrës së Torinos. Ajo ka folur para disa kohësh për marrëdhënien që ka me Allegrin: “Nuk kam një rregull të përgjithshëm për ta qetësuar, thjesht i kuptoj situatat e caktuara. Nuk shkoj kurrë në stadium, jam supersticioze, më pas më ndihmon fakti që jetoj në Breshia, shkruan Alpeneës. Kur Allegri del nga stadiumi, shkon në shtëpi, del me miqtë e tij, e pres 48 orë. Është një njeri shumë serioz në punë, kthehet gjithmonë me skuadrën, i ndjek të gjitha rregullat e tij. Unë i respektoj ato rregulla dhe e pres. E di që do të kthehet”.