Krishtlindjet bekojnë Eno Popin, së shpejti baba i një vajze


Moderatori i njohur i “Top Channel” Eno Popi ka pritur Krishtlindjet për të dhënë lajmin special nga jeta private. Drejtuesi i programeve “Wake Up” dhe “100 Milionë” me anë të një postimi në “Instagram” ka njoftuar miqtë se së shpejti do të bëhet baba. Bashkëngjitur fotos së pemës me ekon e bebes vendosur në të, ai ka zbuluar se fëmija i tij i parë do të jetë vajzë. “Këto Krishtlindje na gjejnë duke pritur bekimin tonë më të madh”, ka shkruar ai. Eno Popi dhe partnerja e tij Atena, jetojnë prej kohësh një histori të bukur të bukur dashurie.