Krishtlindje e ditëlindje, ata që sot festojnë dyfish
Sot festohet vigjilja e Krishtlindjeve dhe kjo është atmosfera më e bukur e vitit. Por disa të tjerë kanë më shumë arsye për të festuar. Dhurata Dora, Albi Nako dhe Dani i Jonida Maliqit festojnë ditëlindjet gjatë kësaj periudhe kaq të bukur.
Dhurata Dora mbushi sot 28 vjeç dhe dhurata më e bukur që mund të merrte ishte suksesi i këngës së saj “Harrom”, që ka arritur 1 milion shikime.
“Ditëlindja nuk mund të më gjente më mirë se kaq. 1 milion gati me ‘Harrom’, një nga këngët e mia më të dashura. Faleminderit për të gjithë suportin e pakushtëzuar. Nuk do ju lë asnjëherë poshtë dhe do punoj gjithmonë fort. Faleminderit”, shprehet Dhurata.
Koreografi Albi Nako gjithashtu ka lindur më 24 dhjetor dhe sot feston ditëlindjen e Krishtlindjet.
Si sot 9 vite më parë, Jonida Maliqi u bë nënë me ardhjen në jetë të Danit. Këngëtarja ka postuar një foto nga pema, ku në të ka vendosur edhe vogëlushit dhe shprehet: “Ti je dhurata me cmuar qe me bekoi Zoti, nuk e ke idene se sa te dua dhe se pa ty ekzistenca ime do te ishte e kote. Qe kur u bere pjese e jetes sime ndjej me fort lumturine, friken, dashurine e dhimbjen. Jeta ime me kalon para syve si nje film me metrazh te shkurter per cdo vit te ditelindjes tende. Te dua drita e syve te mi!”
Ingrit Gjoni, këngëtarja që prej vitesh vazhdon të na sjellë hite feston sot ditëlindjen dhe gjithashtu Krishtlindjet.
Gjithashtu aktorja Arta Muçaj e njohur për rolin e “Didit” në serialin “Njerëz dhe fate” feston sot ditëlindjen.
Ditën e sotme në vigjilje të Krishtlindjeve edhe blogerja Marigona e njohur si Ninna solli në jetë princeshën e saj Andrra.