Kris Jenner ndryshon modelin karakteristik të flokëve
Prej kohësh, mama-ger e klanit Kardashian-Jenner ka patur një model flokësh karakteristik – të prera shkurt. Por duket se Kris është gati për një ndryshim.
Ajo u shfaq në Instagram me një model flokësh në stilin Bob, të gjata deri afër supeve. Baluket anësore e bëjnë prerjen edhe më të këndshme.
Kanye West ka përmendur një ndarje të saj nga Corey Gamble. Thonë që një grua qëndryshon modelin e flokëve, është gati të ndryshojë jetën e saj. Të jetë e vërtetë ndarja? Ndoshta po, ndoshta jo.
Jenner përdori rrjetet sociale, si zakonisht, për të promovuar koleksionin e ri të makeup-it Kendall & Kylie nga Kylie Cosmetics.