Krimineli më seksi në botë i dhuron unazë diamanti të dashurës milionere

Krimineli më seksi në botë është fotografuar me trashëgimtaren e Topshopit, Chloe Green, vajza e bilionerit Philip Green, fitimet e të cilit arrijnë shifrën e deri në 3.8 bilionë dollar. Chloe është shfaqur me një unazë diamanti në dorë ndërsa është në praninë e kriminelit të famshëm Jeremy Meeks. Të dy janë parë shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit teksa pushojnë në Malibu, dhe nëpërmjet postimeve në rrjete sociale kanë postuar foto dhe video të ndryshme. Dhe kështu çifti kanë bërë të gjithë të dyshojnë se janë fejuar, pas bujës së madhe që shkaktoi ndarja e Jeremy nga bashkëshortja e tij.