Krimi makabër në Gramsh/ Fqinjët dhe të afërmit rrëfejnë ngjarjen
Një krỉm i rëndë tronditi Gramshin pasditen e së premtes. Një 80-vjeçar i identifikuar si Xhevit Sinani vrαu me sëpatë bashkëshorten Zeqine Sinani dhe më pas edhe vëllanë e tij, Shaqirin. Fqinjët thonë se kishin dëgjuar që kohët e fundit autori kishte probleme me shëndetin mendor dhe se kishte shfaqur xhelozi ndaj bashkëshortes së tij.
“Kemi dëgjuar nga të tjerët që ka pasur probleme mendore. Tip i qetë ka qenë. Ka punuar si kryetar këshilli dhe llogaritar në kooperativë” – thotë njëringa fqinjët.
“Ishte xheloz, kohët e fundit s’ishte shumë mirë. Kemi dëgjuar, por xheloz ishte shumë,” – thotë një tjetër.
Krimin e dyfishtë e kreu me dy sëpata të ndryshme. Fillimisht, i moshuari qëlloi gruan në banesë dhe më pas ndoqi të vëllanë në vreshtat e rrushit dhe e masakroi për vdekje. Ai është arrestuar dhe pritet të merret në pyetje për të zbardhur motivet e krimit.
Familjarët thonë se lajmin e kanë marrë vesh nga njëri-tjetri përmes telefonit, ndërsa nuk dinë të japin asnjë arsye për shkakun e krimit.
“Na lajmëruan fshatarët e tjera nëpërmjet telefonit. Nuk e dimë nëse kishte probleme. Kanë fëmijë. Këtu dhe në Greqi Ai banonte me bashkëshorten, kurse vëllai vetëm.
Nuk e dimë të vërtetën për arsyet. Nuk kemi marrë vesh gjë. Nuk ka parë njeri. Sa dini ju di edhe unë. Ishte policia, bëri veprimet” –thotë njëri prej të afërmve. ©LAPSI.al