Krijoi lëvizjen ikonike në videoklipin “Smooth Criminal”/ Ndërron jetë në moshën 58-vjeçare koreografi i Michael Jackson
Bruno Falcon, krijuesi i një prej lëvizjeve më të famshme të Michael Jackson , është ndarë nga jeta në në moshën 58- vjeçare. Sipas miqve të ngushtë, kërcimtari hip-hop, i cili njihej edhe si “Pop N Taco”, ka ndërruar jetë të shtunën më 2 korrik.
Të dielën, më 3 korrik, motra e Falcon, Diana Wolgamott tha për TMZ se ai vdiq në shtëpinë e tij në Long Beach, Kaliforni. Ajo zbuloi gjithashtu se shkaku i vdekjes ishte arresti kardiak, por mësohet se nuk do të kryhet autopsi. Reperi Ice-T, i cili punoi së bashku me Bruno për filmin e vitit 1984 “Breakin’”, konfirmoi vdekjen e mikut të tij duke postuar në TWitter, “Po, sapo e mora mesazhin. Ai ishte shumë i ri”.
Bruno u bë i njohur si kërcimtar në videoklipin “Smooth Criminal” të Michael Jackson dhe si koreograf i kërcimit “leaning” të interpretuar në video. I konsideruar si një nga lëvizjet më të “pamundshme” të kërcimit në botë, duke sfiduar gravitetin, u arritën nëpërmjet këpucëve të dizajnuara posaçërisht për Michaelin dhe kërcimtarët.
Falcon gjithashtu koreografoi pjesën më të madhe të turneut “HIStory” të këngëtarit të ndjerë në vitet 1990 dhe punoi me Lionel Richie , Chaka Khan dhe anëtarë të tjerë të familjes Jackson.
I lindur më 10 qershor 1964 në Los Anxhelos, Kaliforni, Falcon ishte një balerin i njohur në vitet 1980 dhe njohuritë rreth kulturës hip-hop, e bënë atë një nga më të kërkuarit.