Kridi po rritet, dhe Klea Huta nuk mund të rrinte pa i bërë këtë dedikim emocionues!

Klea Huta dhe Elgid Doda janë padyshim një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar.

Dyshja kurorëzoi dashurinë e tyre me martesë në janar të 2020-ës, ndërkohë që në qershor të po të njëjtin vit u bënë prindër për herë të parë.

Teksa kanë kaluar disa muaj që djali i tyre Krid erdhi në jetë, Klea Huta nuk e përmban dot veten nga gëzimi që ai ka sjellë në familjen e jetën e tyre.

Këngëtarja bukuroshe ka publikuar sot në Instagram një foto të vogëlushit në dyshemene e shtëpisë duke luajtur me lodra, dhe nuk ja ka kursyer këtë dedikim emocionues:

“Po, unë të dhashë jetë, por në të vërtetë ti ma dhe timen,” shkruan Klea në postim.

Kujtojmë se në një intervistë për “Pardon My French” në “Top Albania Radio”, moderatorja ka treguar se e donin shumë një fëmijë, mirëpo ajo përjetoi në tre muajt e parë të pritjes së ëmbël depresionin që përjetojnë shumë nëna të reja, duke qenë se kanë ndikim të madh edhe hormonet dhe ndryshimi që trupi pëson.