Kreu i FFK, babi i Capital T dhunohet nga disa persona të maskuar!

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, babai i reperit Capital T, është dhunuar ditën e djeshme nga persona të maskuar.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë ai përmes një deklarate në rrjete sociale, duke informuar të gjithë se është mirë me shëndet dhe nuk ka pësuar lëndime fizike serioze.

“Është e vërtetë që sot rreth orës 8:00 jam sulmuar fizikisht nga persona të maskuar në parkun e Gërmisë, aty ku çdo ditë e praktikoj ecjen dhe vrapimin në natyrë. Personat në fjalë më sulmuan në mënyrë tinzare, por që fatmirësisht kalova pa lëndime serioze”, shkruan ai.

Ndër të tjera, ai është shprehur se Policia e Kosovës është vënë në dijeni në lidhje me këtë rast. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e konfirmoi lajmin dhe Policia ka nisur hetim ndaj rastit: “Rreth orës 11:00, jemi njoftuar për një sulm fizik në parkun e Gërmisë, ku lëndime trupore ka pësuar një person. Nga ana e policisë është nisë një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast.”.

Babai i reperit është President i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe ekziston mundësia që ky sulm mund të lidhet me postin që ai mban. Ndërkohjë, nuk ka patur ende një reagim nga Capital T, lidhur me ngjarjen e paprecedentë.

/News31