Kredia 75 mijë € dhe ç’ndodhi brenda 1 muaji mes Endri Priftit dhe ish-bashkëshortes
Ky denoncim nuk u prit mirë nga ish-bashkëshortja e këngëtarit dhe u pasua me një reagim të ashpër dhe me akuza të rënda ndaj Priftit, i cili sot ka dhënë detaje të reja lidhur me konfliktin mes tyre.
Vijojnë problemet mes këngëtarit të njohur Endri Prifti dhe ish-bashkëshortes së tij, Anjeza Kolevica. Gjithçka nisi më shumë se një muaj më parë, kur artisti bëri një denoncim për grabitjen e shtëpisë nga ana e ish-bashkëshortes. Ky denoncim nuk u prit mirë nga ish-bashkëshortja e këngëtarit dhe u pasua me një reagim të ashpër dhe me akuza të rënda ndaj Priftit, i cili sot ka dhwnw detaje tw reja lidhur me konfliktin mes tyre.
Ndërsa, ky i fundit teksa u pyet në lidhje me akuzat e bëra nga ish-bashkëshortja, zgjodhi që me qytetari t’i qëndrojë denoncimit që ai ka bërë duke ia lënë në dorë institucioneve dhe duke mos bërë asgjë koment më shumë për sa i përket ish-bashkëshortes. Ndërkohë, sot pas më shumë se një muaji këngëtari duket se ia lënë në dorë institucioneve. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Endri zbuloi se aktualisht është akoma në proces gjyqësor dhe ka paralajmëruar se kush cënon ta vjedh atë, do të përfundojë në burg.
“Unë s’di të gënjej asnjëherë. Unë di të them akoma të vërtetën. Kush cënon të më vjedhë mua do të përfundojë në burg. Ekziston Reforma në Drejtësi. Jam akoma në process gjyqësor,”- tha Prifti.
Më herët, këngëtari Endri Prifti denoncoi në emisionin investigativ “Stop” grabitjen e shtëpisë nga ana e ish-bashkëshortes dhe ky denoncim nuk u prit mirë nga ish-bashkëshortja e këngëtarit dhe u pasua me një reagim të ashpër dhe me akuza të rënda ndaj Endri Priftit. Pas denoncimit i është shprehur i penduar për situatën dhe gjatë një emisioni nuk ka pranuar të komentojë më mbi këtë situatë edhe pse vazhdon i qëndron denoncimit që ai ka bërë. Ata kanë qenë të martuar për dy vitë dhe më pas janë divorcuar.