Krahasoi beben e Harry-Meghan me shimpanzenë, shkarkohet prezantuesi i BBC Radio

Krahasoi beben e porsalindur të çiftit Princ Harry-Meghan me një shimpanze, shkarkohet menjëherë. Nuk bëhet fjalë për një njeri dosido, por një personalitet radiofonik në Britaninë e Madhe, prezantuesin e BBC-së Danny Baker.

Shkak u bë një “cicërimë” në rrjetin social “Twitter”, që më pas u fshi, ku shfaqej një foto e një çifti që mbante prej duarsh një shimpanze të veshur me rroba, e që shoqërohej me fjalët “Bebja mbretërore del nga spitali”.

Prince-Harry-2

Sulmi ndaj fëmijës së Dukës dhe Dukeshës së Sussex shkaktoi një “lumë” kritikash, kryesisht sepse ironizohej me prejardhjen e dukeshës, nëna e së cilës Doria Ragland është shtetase afro-amerikane.

Prince-Harry-3

Shefat ekzekutivë të BBC-së u shprehën se prezantuesi tregoi “një gabim tejet serioz në gjykim”. Një gabim që e kupto edhe vet Baker, pavarësisht se me shumë vonesë, pasi dëmi tashmë ishte bërë.

Statusin e tij, ai e quajti “një gabim të pafalshëm, padyshim”, teksa shtoi se kërkonte ndjesë. “Do të kisha përdorur të njëjtën foto të kotë edhe për çdo fëmijë tjetër nga familja mbretërore, apo për fëmijën e Boris Johnsonit, apo edhe për fëmijën tim. E mendova si një foto argëtuese, ndaj nuk ishte në kontekstin negativ”, u justifikua më tej ai.

Prince-Harry-4

Baker, 61 vjeç, prezantonte një shfaqje në fundjavë në BBC Radio 5, për të cilën ka fituar edhe shumë çmime, qoftë për shfaqjen, ashtu edhe për veten si personalitet radiofonik.