Kozaku bëhet djalë i mbarë, i jep fund beqarisë! Pas disa kohësh në lidhje, fejohet me modelen

Kozaku është një nga reperët më të rinj të estradës, por edhe një fenomen në rrjetet sociale. Ai është tepër aktiv në rrjetet sociale ku nuk nguron të ndajë detaje nga jeta private.

Reperi prej kohësh është në një lidhje me modelen Denisa Bajramaj. Duket se dashuria ka goditur fortë në zemrën e Kozakut pasi vetëm pak muaj pas lidhjes, ka vendosur të hedhë hapin e rradhës.

Ai ka surprizuar rrjetin me disa poza, ku shihet se është fejuar. Në fotot e shpërndara në rrjet nga e fejuara e tij, shihet një buqetë me trëndafila të kuq dhe unazat e fejesës.

“04.082022”, ka shkruar çifti bashkangjitur me foton. Urime për të dhe të fejuarën e tij kanë qenë të shumta nga njerëz të njohur publik dhe fansat e tij.

Kozaku ka lënë pas problemet që ka pasur vitin e kaluar dhe duket se tani është bërë djalë për shtëpi, ku ka konkretizuar në fejsë lidhjen që kishte prej disa kohësh.

Kozaku ka publikuar vetëm pak kohë më parë këngën e tij të fundit, që me shumë gjasa do të shoqërohet edhe nga këngë të tjera në vazhdim.