Kourtney Kardashian: Seriali me familjen time ishte toksik për mua
Pas zënkës dramatike me Kim-in, Kourtney konfirmoi se do të bëjë një hap të madh duke u tërhequr nga xhirimet dhe mund të shfaqet në filmime, por në mënyrë sporadike.
Tani, pas një periudhe të gjatë heshtjeje, Kourtney tregon se vendimi i saj lidhej me mjedisin që ishte krijuar në reality shoë-n e famshëm. Për të, ishte “toksik” dhe gjithçka donte ishte pak privatësi. “Kam xhiruar pa ndalim për 14 vite. Po ndihesha e papërmbushur dhe u bë mjedis toksik për mua të lija atë gjë të më zinte një pjesë të mirë të jetës time. Privatësia është diçka që kam mësuar ta vlerësoj me kalimin e kohës dhe të gjesh ekuilibrin mes momenteve private dhe një reality shoë, është e vështirë.”- u shpreh ajo për Vogue Arabia. Ndër të tjera, Kourtney tregoi se në kundërshtim nga ç’ka thënë familja e saj, mungesa e etikës në punë është thjesht një keqkuptim. Si Kris, ashtu dhe Kim me Khloe e kanë kritikuar vazhdimisht Kourtney-n në lidhje me etikën në punë gjatë 3 viteve të fundit.
“Njerëzit kanë krijuar në mendje një perceptim të gabuar për mua. Mendojnë se unë s’dua të punoj, sikur un s’e dua punën, por s’është e vërtetë. Unë thjesht po ndjek lumturinë time dhe gjithë energjinë dua ta çoj tek gjërat që më bëjnë të lumtur. Përpiqem gjithmonë të bëj më të mirën kur jam me fëmijët e mi. S’dua të qëndroj në telefon, pasi dua të jem prezente tek ajo çfarë po bëjmë. Eshtë shumë e rëndësishme. Zakonisht, një ditë në fundjavë, kur s’kemi plane dalim jashtë shtëpisë me pizhama dhe flemë jashtë.”