Kourtney Kardashian sapo na dërgoi ‘sinjalin’ se është në pritje të ëmbël!
Mjaftoi një postim në Instagram nga Kourtney Kardashian që ndjekësit e saj të spekulonin se ajo është në pritje të ëmbël. Kourtney publikoi një foto të saj me bikini teksa mbante dorën në bark dhe pikërisht ky veprim bëri të aludohet për një shtatzëni. Rikujtojmë, se 43-vjeçarja u martua me bateristin Travis Barker, në muajin maj. Ajo ka tre fëmijë nga martesa e saj e mëparshme me Scott Disick.
Së fundmi themeluesja 43-vjeçare e Poosh, e cila sapo ka lançuar një koleksion të qëndrueshëm boohoo, ka këmbëngulur se nuk ka frikë nga ‘gjilpëra dhe gjakderdhja’ nëse kjo i jep lëkurës së saj përsosmëri.
Kjo është e gjitha për një kauzë të mirë. Unë jam dakord për disa trajtime të dhimbshme, si gjilpëra dhe gjakderdhja. Nuk mpihem, nuk jam pas kremrave mpirëse. Më pëlqen ta ndjej dhe ta përjetoj dhe e di që po funksionon.
Sjellim në vëmendje se Kourtney shkaktoi bujë mes fansave të saj së fundmi pasi zbuloi se refuzon të lejojë djalin e saj 12-vjeçar Mason të hajë patate të skuqura. Në një intervistë me WSJ Magazine, ajo u shpreh mbi vendimin e saj të rreptë gjatë një diskutimi rreth zakoneve të të ngrënit të fëmijëve të saj. Ylli i Hulu diskutoi se si ajo i privon fëmijët e saj nga disa ushqime pasi kishte ngrënë patatet e skuqura gjatë gjithë fëmijërisë së saj.
Top Albania Radio