Kourtney Kardashian, dedikim dashurie të dashurit të ri
Së fundmi në media po përflitet romanca e Kourtney Kardashian me muzikantin Travis Barker.
Sipas mediave të huaja, cifti ka bërë publike lidhjen e tyre duke mos iu fshehur më paparacëve dhe duke i bërë dedikime dashurie njëri tjetrit. Përmes rrjetit të tij social , Instagram, Travis publikoi foton e një pusulle, në të cilën shkruhej “Të dua”, shoqëruar me vizatimin e një zemre.
Menjëherë pas këtij postimi fansat komentuan se ishte Kourtney ajo që ia kishte shkruajtur pusullën.Burime të afërta me të janë shprehur se ajo ndihet e vlerësuar dhe mirë në prezencën e Barker.
“Ai është një partner i mrekullueshëm dhe e trajton atë vërtetë shumë mirë. E mbulon atë me dhurata dhe komplimente. Ajo po e shijon shumë. Është shumë e lehtë që të jesh në një lidhje me të, sepse ata e njohin njëri-tjetrin prej shumë vitesh. Ai ka qenë gjithmonë pranë saj dhe më në fund ndodhi. Ata kënaqen shumë bashkë. Fëmijët e tyre e pëlqejnë shumë njëri-tjetrin dhe po funksionon për momentin. Asaj i pëlqen vëmendja dhe që e ka Travis në jetën e saj”, u shpreh burimi.