Kourtney flet për vështirësitë e të pasurit fëmijë: “Kam pësuar 5 dështime”
Kourtney Kardashian duket se ka vendosur të flasë hapur për të gjitha vështirësitë që i kanë ndodhur gjatë shtatzënisë me djalin Rocky, por edhe përpara se fëmija të vinte në jetë. Mjaftoi një pyetësor në Instagram, ku një ndjekëse e pyeti për gjashtë dështimet e procedurës së fertilizimit in vitro (IVF) dhe zhgënjimin për të mos vazhduar më përpjekjet deri në ardhjen e një fëmije.
Ylli i Kardashian foli për vendimin që të hiqte dorë nga IVF-të dhe të linte gjithçka në dorë të Zotit!
“Unë ndalova pas një viti përpjekjesh (5 cikle të dështuara IVF), trupi im u qetësua dhe besova në planin e Zotit për jetën time. Shumë lutje për çdo gjë që ishte planifikuar për ne. Por, njëherësh edhe shumë gjëra për të përmirësuar në shëndetin tim,” shkroi ajo në përgjigjen ndaj ndjekëses.
Fertilizimi in vitro nuk ka qenë e vetmja pengesë në rrugëtimin e shtatzënisë së Kardashian me Rocky-n. Kourtney pësoi edhe një vrimë në qesen amniotike, që e detyroi t’i nënshtrohej një operacioni urgjent gjatë shtatzënisë, detaje për të cilat ajo sërish ka folur publikisht.
“Kisha një vrimë në qesen amniotike nga ku duhej të bënim edhe operacionin,” tha ajo. “Pra, nuk më lejohej t’i jepja makinës. Nuk më lejohej të qëndroja në këmbë për më shumë se 20 minuta. Unë vërtetë nuk mund të dilja nga shtëpia.”
Duke inkurajuar ndjekësen e saj virtuale, pas gjashtë cikleve të dështuara të IVF-së, Kardashian shtoi:
“E di sa e vështirë është të ndihesh sikur nuk po përpiqesh, por të besosh në planin e Zotit dhe të thuash lutjet e tua është kaq e rëndësishme,” përfundon ajo.
Kujtojmë që Kourtney dhe Travis u bën për herë të parë prindër të një djali që erdhi në jetë vitin e kaluar. Çifti u martua në Santa Barbara në Kaliforni në majin e vitit 2022.
Burimi: Instyle
Anabelmagazine