Kourtney dhe Travis janë gati për bebushin e parë bashkë!

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker janë zyrtarisht të fejuar dhe shumë gati për ta zgjeruar familjen! Burime për Us Weekly bëjnë me dije si Kourtney dhe reperi janë duke menduar për një bebush, ardhja e të cilit është thjesht çështje kohe.

“Pa asnjë dyshim që ata do të kenë një fëmijë bashkë, është thjesht çështje kohe. Do të ishte ideale që ajo të lindte vetë pasi Kourtney është fanse e lindjes natyrale. Ajo ka besim tek vetja dhe s’do të jetë problem pasi kujdeset shumë mirë për fizikun e saj. Gjithsesi, sido të jetë situata, çifti do të shohë për alternativa të tjera.”

Si Travis ashtu dhe Kourtney janë prindër përkatësisht të tre dhe dy fëmijëve. Ai i propozoi 42-vjeçares pak ditë më parë buzë detit, rrethuar nga trëndafila të kuq.

Pas ceremonisë shumë romantike të propozimit, çifti zgjodhi të festonte me gjithë familjen përmes një darke luksoze që përfshinte familjet përkatëse bashkë me fëmijët e tyre.

/Anabelmagazine