Kostumin dhe atletet gati, kështu do dukeni “cool” këtë pranverë
Të veshësh një kostum serioz me atlete sportive është trendi i viteve të fundit. Personazhet e njohur që kanë provuar këtë “look” kanë qenë të shumtë, mes tyre Adrola Dushi, Fatma Methasani apo Iva Kalemi.
Duke u ndjerë rehat dhe në të njëjtën kohë me një pamje “cool”, vajzat kanë treguar se për veshje serioze jo gjithmonë duhen takat. Por pak guxim për t’i kombinuar ato me atlete dhe çdo aksesor tjetër që e thyen mitin se kostumet nuk mund të vishen me atlete.
Edhe bukur edhe rehat, po ju e keni provuar një veshje të tillë?/revistawho.com