Korriku muaji i bekuar, Xhensila Myrtezaj zbulon rastësinë e rrallë të jetës
Xhensila Myrtezaj po përjeton ditët më të gëzuara së fundmi pasi muaji korrik përkon me ditëlindjen e nënës, motrës dhe vajzës së saj, Ajkës. E para që ka nisur festimet është e ëma, për të cilën, këngëtarja ka zgjedhur fjalët më të ëmbla. “Korrik i shtrenjtë, sot zgjohem me shumë gëzim. Nëna që më dha jetën sot ka ditëlindjen, dhe ndërkohë që unë përgatitem për ditëlindjen e mbesës se saj, kuptoj nënën time. Ma, të them se sa shumë të dua dhe sa mirënjohëse jam për sakrificat që ke bërë për mua. Të kërkoj falje për çdo tekë, sot kuptoj dhe se sa shumë të kam munduar kur vrapoje lulishteve pas meje kur unë isha sa Ajka jonë sot, vetëm për të mbaruar pjatën e supës. Të gëzofshim edhe shumë e shumë vite unë, Alba, Ajka!”, shkruan Xhensila sipas Who. Për pak ditë do të vijë edhe ditëlindja e parë e Ajkës, e cila me siguri do të jetë një festë e madhe private. Kujtojmë se Xhensila dhe Besi kanë zgjedhur të mbajnë të fshehtë imazhin e vajzës së tyre.