KORONAVIRUSI/ Olta Gixhari, nga karantina në Spanjë: Më ka ndodhur diçka e çuditshme
Sapo në vend u mësuan dy të infektuarit e parë me koronavirus, aktorja Olta Gixhari e preu biletën brenda ditës, në mënyrë që të nesërmen të fluturonte drejt Spanjës – atje ku po kalon tashmë karantinën. Ishte situatë e vështirë, po do të ishte edhe më e vështirë në rast se kjo gjendje emergjence do ta “ndante” Oltën nga partneri.
Megjithatë, Pas Kinës dhe Italisë, Spanja po përballet me një fluks të jashtëzakonshëm të virusit, ndaj edhe masat në vend janë shumë të rrepta. Në një lidhje nga Skype me “Rudina”, Olta tregoi: “Karantina këtu filloi të shtunën. Unë kisha shumë pak ditë që kisha mbërritur. E fillova karantinën që në datën 11, duke e ditur që në Spanjë ka shumë të infektuar… Por këtu nuk del askush, siç shikoj në Shqipëri. Jemi të detyruar të qëndrojnë 24 në 24 në shtëpi. Maksimumi nëpër ballkone kur dalin që duartrokasin për mjekët. Vetëm një familjar ka të drejtë për nevoja në supermarket dhe asgjë më shumë.”
Por, megjithatë, ajo po e shijon karantinën. Madje, siç tha, po i ndodh edhe diçka e çuditshme: “E dini që kam mësuar të gatuaj? Dhe kam mësuar të gatuaj gjëra që nuk i kam menduar ndonjëherë. Dija të gatuaja gjëra bazike, por tani kam filluar deri te buka që e bëj vetë. Është edhe antistres për mua”.
Ka plot gjëra për të bërë në shtëpi, tha Olta: të lexosh, të bësh gjimnastikë, të gatuash, të merresh me veten etj.
Për aktrimin, për momentin nuk e ka marrë malli: “Të kalojë një erë kjo periudhë dhe pastaj do të vij shumë shpejt”,– tha ajo nga Spanja.
Kjo periudhë, me siguri, do ta ndihmojë edhe më shumë për raportin e saj në çift: “Unë jam me partnerin tim dhe në këtë formë ia kalojmë më mirë bashkë….”
Në mesazhin e saj për të gjithë publikun, Olta tha se kjo është një luftë botërore që duhet mposhtur: “Kjo është patjetër për ta mposhtur me këta plumba të padukshëm. Nuk është politike. E gjithë bota është në karantinë. Duhet të bëjmë të pamundurën. Duhet të qëndrojmë të gjithë në shtëpi…”