Koronavirusi/ Merkel flet pa dorashka, bën paralajmërimin e fortë
Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se kriza e koronavirusit është vetëm në fillimet e saj.
“Do të na duhet të jetojmë me këtë virus për një kohë të gjatë”, tha ajo përpara Bundestagut duke i mëshuar idesë se duhet treguar “ zgjuarsi dhe kujdes me këtë sëmundje”.
Merkel theksoi se për të mposhtur epideminë nevojitet kohezion europian, dhe Gjermania, sipas saj, “ duhet të jetë e gatshme për kontribute edhe më të mëdha në buxhetin e BE-së”.
Fondet ekstra, sipas kancelares, duhet të sigurohen në “ frymën e solidaritetit” dhe për një kohë të kufizuar. “Kjo është sfida më e madhe prej Luftës së Dytë Botërore, për jetën dhe shëndetin e njerëzve tanë”, shtoi Merkel. Sipas saj, disiplina maksimale është e domosdoshme që njerëzit t`I kthehen sa më shpejt një jetese të sigurtë.
“ Ne nuk mund dhe nuk duhet ta humbasim atë që kemi arritur deri tani”, shtoi ajo ndërsa përgëzoi efikasitetin e sistemit shëndetësor të Gjermanisë dhe asistencën e forcave të armatosura në luftën kundër Covid-19. Instituti gjerman, Robert Koch konfirmoi se rreth 146 mijë persona janë infektuar e gati 4.900 kanë vdekur si pasojë e koronavirusit të ri në Gjermani.
Top Channel