Koronavirusi i merr jetën anëtares së familjes mbretërore, Princesha nuk e përballoi dot betejën

Mediat e huaja kanë bërë të ditur se Princesha Maria Tereza nga familja mbretërore Bourbon-Parma, ka ndërruar jetë. Ajo është infektuar me koronavirus dhe nuk mundi të mbijetonte dot. Princesha ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare në Paris.

Këtë lajm e bëri të ditur nipi i saj, Princi Carlos i Bourbon-Parma. Princesha nuk u martua dhe nuk la pasardhës. Ajo njihej ndryshe si “Princesha e Kuqe” për rolin e saj të madh politik kundër diktaturës fashiste. Princesha ishte kushërira e mbretit Felipe VI të Spanjës.
Cor-2