KORONAVIRUSI/ Albani feston ditëlindjen dhe Miriami i bëri urimin më romantik (FOTO)
Një nga këngëtarët më të suksesshëm në vend, Alban Skëndëraj ditën e sotme feston ditëlindjen.
Ai mbush 38 vjeç dhe në këtë ditë nuk ka munguar një urim i ëmbël nga Miriami.
Këngëtarja i ka bërë një dedikim romantik në Instagram ku nëpërmjet pak fjalëve i shpreh të gjitha.
“Gëzuar ditëlindjen dashuri. Me fat që të kam”, shkruan Miriami në një foto ku shfaqet me Albanin.
Kujtojmë se dyshja në fillim të këtij muaji u bënë prindër për herë të dytë.
Në jetë erdhi vogëlushi i tyre, Duam dhe tashmë ditët e karantinës po i kalojnë të gjithë bashkë me Amelin.