![](https://story.al/wp-content/uploads/2020/04/Cor.jpg)
Koronavirus i merr jetën ish-presidentit të famshëm të Marseille
Ish-presidenti i Olympique Marseille, Pape Diouf, 68 vjec, ka humbur jetën për shkak të koronavirus. Vdekja e tij është konfirmuar nga RTS, kanali televiziv publik në Senegal. Pape Diouf duhej të kthehej në Francë nga Dakar për në Nice me avion, por gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua shumë dhe mjeti nuk u ngrit në fluturim. Diouf ishte shtruar në spitalin e Dakar, i infektuar nga koronavirus e ishte nënshtruar asistencës respiratore.
Pikërisht sot duhej të transferohej në
Francë me një fluturim special, siguruar nga ambasada franceze në
Senegal e familja e tij do të bashkohej me të në Nice. Ish-gazetari,
menaxheri i futbollistëve e pastaj kreu i Olimpique Marseille, nga 2005
në 2009, Diouf kishte kontribuuar në mënyrë të vecantë për ta ngjitur
klubin francez të bëhej kampion i Francës në 2010, pas 17 vjetësh pa
trofe.