Korçë/ 55-vjeçarja denoncon në polici komshiun, pretendon se i ka ngacmuar seksualisht djalin
Një 55-vjeçare nga fshati Porodinë i Korçës ka denoncuar në polici fqinjin e saj 40-vjeçar, pasi sipas saj, ai i ka ngacmuar seksualisht djalin, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Sipas policisë shtetasja A. Q., 55 vjeçe, pretendon se 4 muaj më parë, shtetasi D. M., 40 vjeç, i ka ngacmuar seksualisht djalin e saj me aftësi ndryshe. Kjo ngjarje nuk është raportuar më parë në Polici, nga familjarët e djalit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet për vlerësim, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, pasi më datë 12.10.2022, ka bërë kallëzim shtetasja A. Q., 55 vjeçe, banuese në fshatin Porodinë, Korçë, e cila pretendon se 4 muaj më parë, shtetasi D. M., 40 vjeç, i ka ngacmuar seksualisht djalin e saj me aftësi ndryshe. Kjo ngjarje nuk është raportuar më parë në Polici, nga familjarët e djalit.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.