Kopjoi veshjen e Ronelës në Eurovision, Niko Komani: E bëra sepse ashtu me donte tr*pi

Stilisti Niko Komani ka treguar mbrëmë në finalen e madhe të “Style Star Shoë” se pse kopjoi veshjen e Ronela Hajatit në Eurovision.

Gjithçka nisi me sqarimin në emision se pse në një postim tijin nuk e kishte bërë tag Elisjanën (nje konkurrente te emisionit Style Star Show) dhe kjo siç dukej e kishte mërzitur shumë konkurrenten nga Shkodra.

Por Niko tha se është sqaruar çdo gjë. Pse nuk e kishe bërë tag Elisjanën?, e pyeti Kiara. “Është si ajo gjëja. Pse e ke kopjuar veshjen e Pedros. Më donte tr*pi ta kopjoja”– tha Niko mbrëmë në finalen e spektaklit.

Pak ditë më parë, i pyetur se çfarë e penalizoi Ronelën që nuk mund të ishte pjesë e finales, Niko tha se për ata performanca ishte perfektë dhe se kanë ende një pikëpyetje në lidhje me rezultatin. Më tej ai shtoi se sipas tij Shqipëria do të ishte në top 10 ose top 12.

“Nuk mund të nënshtrohet artisti. Ky është një problem i madh, më duket absurditet të nënshtrohet artisti. Për ne ishte perfekte, edhe kemi një pikëpyetje të gjithë.

Unë mendoja që do ishim në top 10, maksimumi në top 12.”– tha ai.Ndër të tjera Niko Komani theksoi se Ronela nuk u penalizua si pasojë e veshjes së stiluar nga ai.