Kopje apo rastësi? Ledri Vula në klipin e ri me veshjen e modelit Erald Farruku

Ndodh shpesh që, mes vajzave të showbiz-it, shqiptare por edhe atyre të huaja të ketë përplasje veshjesh, herë rastësi e herë kopjim. Së fundmi, mania për t’u frymëzuar nga kolegët e showbiz-it përsa i përket veshjeve duket se po ndodh edhe tek meshkujt, padi këtë herë, Ledri Vula ka bërë xing me modelin Erald Farruku, sipas Robiz.al. Një foto e postuar së fundmi nga Ledri teksa shihet së bashku me Lyrical Son, gjatë xhirimeve për videoklipin e ri, na solli në mendje një veshje identike me të Erald Farrukut, të cilën ky i fundit e ka përdorur disa muaj më parë për një set fotografik.Kujt i shkon më shumë?