Kopja e Monica Bellucit! Vajza e artistes italiane akuzohet për operacione plastike, 15 vjeçarja nxjerr faktet: Për këtë nuk mund të më sulmoni
Deva iu është përgjigjur të gjitha akuzave duke publikuar një foto nga fëmijëria ku mohon kështu një herë e mirë të gjitha thashethemet.
Vajza 15 vjeçare e Cassel dhe Monicca Belluccit është akuzuar nga njerëzit se ka bërë ndërhyrje kirurgjikale.
Deva është akuzuar se ka bërë ndërhyrje kirurgjikale pikërisht për ti ngjarë nënës së saj të famshme. Shumë ndjekës kanë vënë re ndryshime në fytyrën e saj prej adoleshenteje, buzë më mishtore dhe vetulla dhe qerprikë më të lartë, duke menduar menjëherë për ndërhyrje kirurgjikale.
Deva iu është përgjigjur të gjitha akuzave duke publikuar një foto nga fëmijëria ku mohon kështu një herë e mirë për të gjitha thashethemet.
‘Buzët dhe qerpikët ishin të mëdha që kur isha e vogël. Kështu nuk duhet t’u jap rëndësi komenteve si këto, por po influencojnë jetën time. Kështu ndaluni së shpërndari falsitete nëse nuk keni prova. Ja ku i kam unë provat që fytyra ime nuk ka ndryshuar gjatë kohës, vetëm fakti që unë jam rritur tashmë. Nuk do të publikoj më foto të fëmijërisë time sepse bëhet fjalë për privatësinë time. Jam e vetdijshme që thashethemet janë pjesë e botës social dhe mund të jenë zbavitëse dhe të të bëjnë të reflektosh për shumë gjëra, por për këtë nuk mund të më sulmoni’.
(A.B)/Dosja.al