Kopertina e parë e Playboy në Ukrainë që nga pushtimi rus shfaq të mbijetuarën e një atentati

Kopertina e parë Playboy që do të dalë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë paraqet një modele ukrainase dhe nënë të tre fëmijëve, e cila humbi një sy dhe i mbijetoi një sulmi për vrasje.

Iryna Bilotserkovets, modele dhe prezantuese televizive, shfaqet në kopertinë me bikini metalike dhe me një zemër që i mbulon njërin sy. Ajo iu nënshtrua disa operacioneve pasi u plagos si pasojë e një sulmi me armë në Kiev më 26 shkurt të vitit të kaluar.

Nëna e tre fëmijëve ishte duke ngarë makinën me fëmijët e saj nëpër një lagje në Ukrainë kur makina u godit nga disa plumba. Për sulmin janë fajësuar forcat pro-ruse.

“Unë nuk kam më një fytyrë të bukur, por pjesa tjetër e trupit tim është e bukur,” tha modelja, e cila tani po punon me Forcat Kulturore të Ukrainës, një shoqatë artistësh dhe muzikantësh që organizojnë ngjarje morale për trupat në vijën e parë.

Ajo shfaqet në kopertinën e Playboy si pjesë e edicionit të tij “Women Stay Strong”, i cili “i dedikohet qëndresës së grave ukrainase që janë plagosur gjatë luftës, por që nuk e kanë humbur etjen për jetë dhe janë shembull i forcës dhe motivimit”.

Të ardhurat nga shitja e revistës do të dhurohen për pajisjet mjekësore emergjente për ushtrinë ukrainase.

Anabelmagazine