Kontrata e tradhëtisë së JLo dhe Ben Affleck
Së fundmi janë zbuluar të tjera detaje rreth martesës së JLo dhe Benn Affleck. Sipas Marca, dyshja ka nënshkruar një marrëveshje në lidhje me tradhtitë.
Burimet kanë zbuluar se për të shmangur çdo pabesi, cifti ka një kontratë ku në rast se Ben tradhëton artisten, ajo do të marrë 5 milionë dollarë dhe anasjelltas.
Ky lajm vjen pasi në media u raportua se dyshja po shkon drejt divorcit. Disa miq të afërt të artistes treguan se ajo ka frikë se aktori po lodhet prej saj. Burimi u shpreh se aktori ka shpesh luhatje humori duke nxitur pasiguri tek Lopez.
“Tani emocionet e dasmës dhe muajit të mjaltit është zhdukur. JLo është e tmerruar se Beni do të mërzitet shumë shpejt nga jeta martesore.”, deklaroi burimi për Heatworld. “Ajo ndjen presion të jashtëzakonshëm për ta bërë këtë martesë të suksesshme dhe po bën gjithçka që mundet për ta mbajtur Benin të lumtur. Ajo nuk dëshiron një divorc.”
Çifti u takua në vitin 2001 në xhirimet e filmit të tyre “Gigli”. Në qershor 2002, lindi “Bennifer”, me Affleck që u shfaq në videoklipin muzikor të Lopez për “Jenny from the Block”. Një muaj pas premierës së videos, ai i propozoi Lopez. Fatkeqësisht, në vitin 2004, ata e anuluan zyrtarisht fejesën dhe u ndanë. Artistja u martua me Marc Anthony duke mirëpritur binjakët Emme dhe Max, të lindur në 2008. Ndërkohë, aktori u martua me Jennifer Garner në qershor 2005 dhe kanë tre fëmijë : Violet, Seraphina dhe Sam.Të dyja martesat përfunduan me divorc./Lapsi.al