Konkurrentja e “StyleStar Show” largohet papritur nga emisioni: “Nuk e pranoj dot! Kam hequr një barrë të madhe”
Konkurrentja e “StyleStar Show” Rina Kuqo ka reaguar pasditen e sotme ashpër rreth emisionit. Nëpërmjet një statusi të gjatë në Instastory ajo shkruan se nuk mund të gjykohet nga njerëz që jashtë skene e vlerësojnë, ndërsa në skenë të ulin vlerat. Rina e vazhdoj reagimin e saj duke shkruar se ka sakrifikuar shumë për këtë emision nga i cili kishte pritshmëri të shumta, por në fund u zhgënjye. Ajo thotë se është e lumtur dhe aspak e mërzitur që u largua pasi sipas saj i ka dedikuar mund e angazhim diçkaje që s’e ka merituar.
Javën e kaluar, pasi të gjitha konkurrentet e spektaklit performuan me veshjet e tyre të frymëzuara nga divat shqiptare, Rina vendos të largohet nga kompeticioni. Duke qenë një prej tre konkurenteve më pak e votuar të natës, u shpreh se nuk e pranon dot të të gjykohet nga njerëz që s’kanë lidhje me modën. Pas një përplasjeje me jurinë, ajo vendosi të japë një përgjigje përfundimtare në puntatën e ardhshme, pra nesër. Por si duket nuk ka më vend për surpriza.
News 31