Konkurrentja e radhës në “Dancing with the Stars” do të jetë artistja e njohur, Irini Qirjako!
Pak kohë më parë u njoftua rikthimi i një projekti shumë të madh në Shqipëri, i cili është spektakli “Dancing with the Stars”. E teksa pritjes duket se po i vjen fundi, ndërsa spektakli nis pikërisht në muajin tetor, pak nga pak po zbulojmë edhe artistët dhe personazhet vip që do t’i bashkohen “Dancing with the Stars”.
Konkurrenti i parë që u zbulua ishte Alban Nimani, artisti vizual, këngëtari dhe solisti i grupit “Asgjë Sikur Dielli”. Ndërkohë, e dyta që u zbulua ishte Sara Hoxha, e njohur gjerësisht si influencer, një nga personazhet vip më të përfolur të momentit. E teksa Isli Islami lë zgjimet e hershme për mbrëmjet e vona po ashtu edhe Megi Pojani dhe këngëtari Ardit Çuni u zbuluan si konkurrentët e radhës në spektakël. Nuk duhet të harrojmë as Deborah Keçi dhe Salsano Rrapi që gjithashtu do të konkurrojnë.
Pak minuta më parë në faqen zyrtare të “Dancing with the Stars” në Instagram është publikuar video me konkurrenten më të re të spektaklit, bëhet fjalë për Irini Qirjakon. Nuk ka nevojë për prezantim sepse të gjithë e njohim artisten e dashur. Ajo do të provojë që të sfidojë veten, tani jo duke kënduar por duke kërcyer. Ne i urojmë suksese në këtë rrugëtim dhe mezi po presim që ta shikojmë teksa performon në zhanre të ndryshme kërcimi.