Konkurrentja akuzon kolegun e martuar për ngacmim: “Më merr 8 herë në ditë”

Në puntatën e fundit të rubrikës “Beauty” në “E diell”, Fjona, një nga konkurrentet, ka akuzuar kolegun e saj, Eljon, se e ka ngacmuar.

Eljo vjen në këtë konkurrim bashkë me gruan e tij, Pranverën. Ai u shpreh se ata të dy duan ta zëvendësojnë Fjonën me dikë tjetër, pasi ajo nuk është bashkëpunuese.

Fjona më pas, bëri një akuzë tepër të fortë dhe tha se nuk mundet ta hap telefonin kur Eljo e ngacmon atë 8 herë në ditë. Eljo tha se kjo gjë nuk është e vërtetë, pasi ai në emision ka ardhur për të punuar e jo për të ngacmuar.