Konflikti mes këngëtareve/ Dua Lipa tallet me Rita Orën pas koncertit për pavarësinë

Dua Lipa kishte bllokuar dje të gjitha komentet në postimin që kishte bërë për të uruar Pavarësinë e Kosovës, dhe kjo sepse shumica prej komentuesve e kishin ofenduar këngëtaren për faktin se kjo e fundit nuk kishte pranuar të vinte falas në koncertin e mbajtur në Prishtinë, siç bëri Rita Ora. Ndërkohë kur gjatë konferencës për shtyp për gazetarët shqiptarë përpara koncertit, Rita Ora u pyet nëse do të bënte një duet me Dua Lipën, ajo nuk dha një përgjigje konkrete duke anashkaluar përgjigjen.Sikur mos të mjaftonin këto, Dua Lipa ka postuar një foto gallatë në Instastory, ku i uron të gjithëve një javë të mbarë. Një mënyrë grodeske për të ironizuar veshjen e Rita Orës në koncertin që u mbajt në Prishtinë për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ajo e tha gjithçka kishte për të thënë me anë të kësaj fotoje.