Konfliktet e vazhdueshme në çift ju dëmtojnë shëndetin mendor dhe fizik, ja problemet që shkaktojnë
Një martesë e cila ka në bazë grindjet e vazhdueshme, keqkuptimet dhe përbuzjet reciproke jo vetëm që dëmton marrëdhënien e dashurisë, por mbi të gjitha shëndetin fizik dhe mendor të bashkëshortëve. Një hulumtim shkencor i botuar në Psychoneuroendocrinology, konfirmon se sa e dëmshme është për trupin dhe mendjen të jetuarit në një marrëdhënie dashurie konfliktuale.
Përkundër të gjitha pritjeve, zorrët tona dhe jo zemra, siç mendojmë shpesh, vuajnë më së shumti, pikërisht këtu përqendrohet zemërimi, dhimbja dhe nervozizmi që shkaktojnë inflamacion të organizmit tonë. Diskutimet e vazhdueshme me partnerin janë arsyeja kryesore për problemet fizike dhe mendore që nuk duhet të nënvlerësohen pasi ato mund të përkeqësohen në të ardhmen. Nëse jetoni në një marrëdhënie që dëmton shëndetin është koha të ktheni përsëri qetësinë, ndoshta duke preferuar jetën beqare.
Studimi shkencor i kryer nga doktor Janice Glasier është bërë viral, pasi tregon për herë të parë lidhjen mes dashurisë konfliktuale dhe inflamacionit të zorrëve. Psikologu amerikan drejton Institutin e Mjekësisë së Sjelljes në Qendrën Mjekësore Universitare në Ohajo, i cili ka realizuar studime për 43 çifte të moshës mes 24 dhe 61 vjeç, të cilët kanë qenë të martuar për të paktën tre vjet. Atyre iu kërkua të diskutonin një temë që për ta është një çështje konflikti siç janë paratë dhe aktet ligjore, eksperimenti është filmuar për rreth njëzet minuta. Nga vëzhgimi doli se sjelljet e dy subjekteve duke filluar nga lëvizja e duarve, pamja dhe ngjyra e lëkurës shpesh ndryshon në rast zemërimi dhe çiftet në konflikt kishin një dobësim të mureve të zorrëve.
Studimi konfirmon çrregullimet e stresit martesor
Hulumtimi i Janice Glasier nuk është i pari që konfirmon lidhjen midis stresit martesor dhe problemeve shëndetësore fizike. Universiteti në Ohajo tashmë është trajtuar disa vjet më parë për këtë çështje delikate, në vitin 2017 studimi me titull “Lovesick: Si marrëdhëniet e çifteve ndikojnë tek shëndeti”, ka konfirmuar se stresi martesor shkakton problemet e organeve, por përkeqëson edhe simptomat e depresionit. Problemet e gjumit dhe shqetësimet metabolike që shkaktojnë mbipeshë, janë efektet e para anësore të një marrëdhënie të ndërlikuar dhe të dëmshme për të dy. Edhe hulumtimet e ndara nga “The Guardian” e konfirmojnë këtë, shkencëtarët nga Universiteti i Miçiganit dhe Nevada pyetën afro 400 çifte nëse kishin probleme me gjumin, nëse shqetësoheshin nga nervozizmi dhe ndjeheshin të shqetësuar, dhe nëse vuanin nga dhimbja e kokës .
Ata kanë treguar se konflikti martesor çon në inflamacion, mungesë oreksi dhe rritje të lirimit të hormoneve të stresit. Kjo nuk është gjithçka, hulumtimi i bashkëveprimeve martesore armiqësore të botuar në NCBI ka analizuar kohën e shërimit të plagëve dhe zbuloi se çiftet që debatojnë më shumë shërohen më pak se të tjerët. Një martesë mund të thuhet se është e lumtur dhe e dobishme vetëm kur interesat e partnerëve konvergojnë, diskutimet janë të mira për marrëdhënien vetëm nëse ato janë konstruktive dhe nuk dëmtojnë shëndetin tonë.